Home Aktualitet As Armando Br...

As Armando Broja nuk e ndihmon dot Chelsea-n e Tuchel, mundet nga Southampton (VIDEO)

407
0

Chelsea konfirmon krizën e rezultateve në Premier League duke pësuar humbjen e dytë radhazi. Skuadra e Tuchelit u mund 2-1 me përmbysje nga Southamptoni.

Chelsea e zhbllokoi që në minutën e 23-të duelin në “Saint Mary’s Stadium” falë golit të Raheem Sterling.  Epërsia e “Bluve” të Londrës zgjati pak minuta, pasi Lavia shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes, duke mposhtur portierin Mendy.

Në fundin e pjesës së parë, Armstrong përfitoi nga përgjumja e Chelsea-t për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Në minutën e 66-të, Tuchel aktivizoi Armando Brojën në vend të Azpilicuetas.

Vetëm pak sekonda në fushë dhe Broja shpërtheu në krahun e djathtë, duke shkaktuar panik në zonën e vendësve, por pa mundur të pasojë për shokët e skuadrës.

Më pas sulmuesi shqiptar kishte dhe një mundësi të mirë me kokë, por që nuk mundi që ta shfrytëzonte në mënyrën më të mirë. Mesa duket Blutë e Londrës duhet të marrin një sulmues, pasi po vuajnë shumë në raportin e avancuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit