Home KRYESORE Ashpërson gju...

Ashpërson gjuhën sekretarja britanike: Shqiptarët shtiren si viktima. Do të dërgohen në Ruandë!

2267
0

Gjuha nga sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman sa vjen edhe ashpërsohet për emigrantët, sidomos për shqiptarët. Këtë të dielë, pasi tha se shqiptarët kanë “pushtuar” Britaninë e Madhe, pohon se shqiptarët po mashtrojnë se shtiren si viktima, edhe pse paguajnë miliona paund për të mbërritur në Britani.

“Shumë shqiptarë pretendojnë në mënyrë të rreme se janë viktima të “skllavërisë moderne”, pavarësisht se kanë paguar mijëra për të ardhur këtu. Ky është një abuzim i sistemit tonë që duhet të ndalet. Ne kemi nevojë për një sistem që fokusohet te viktimat e vërteta të skllavërisë, jo te ata që përpiqen të anashkalojnë rregullat tona të imigracionit. Aty ku ligji vendas ose ndërkombëtar pengon të drejtën tonë sovrane për të mbrojtur kufijtë tanë, unë do të veproj. Ne gjithashtu duhet të heqim dorë nga përdorimi i hoteleve të shtrenjta”.

Nga ana tjetër, teksa ka paralajmëruar se personat që tentojnë të kalojnë ilegalisht kanalin anglez pasi të kapen do të dërgohen në Ruandë. Sekretarja e Brendshme e Britanisë theksoi se po punohet edhe me Shqipërinë për të kthyer të gjithë emigrantët që kanë shkuar atje ilegalisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit