Home Sporti Asnjë ndeshje...

Asnjë ndeshje e Premier League nuk do të transmetohet më në Rusi

24
0

Premier League ka pezulluar marrëveshjen e transmetimit të kampionatit anglez me Rusinë pas agresionit ushtarak ndaj Ukrainës fqinje. Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e së enjtes nuk do të transmetohen në këtë vend.

Kjo çështje mori vetëm 15 minuta në një takim katërorësh të 20 klubeve elitare në Londër. Gjithashtu u vendos që Premier League të dhurojë 1 milionë stërlina për të mbështetur popullin e Ukrainës.

Të drejtat televizive për Premier League ishin në pronësi të Rambler Group. Kompania ishte në vitin e saj të fundit të një marrëveshjeje trevjeçare për transmetimin e ndeshjeve në Rusi.

Premier League thotë se dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe se klubet e saj ranë dakord unanimisht për këtë veprim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit