Home POLITIKE Balla i përgj...

Balla i përgjigjet Berishës: S’kemi kohë të merremi me “non grata”-t në Kuvend

99
0

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u është përgjigjur deklaratave të ish-kyeministrit Sali Berisha në Kuvend, kur ky i fundit kërkoi që qeveria shqiptare të dërgojë fishekë në Ukrainë për të ndihmuar në përgjigjen ndaj një agresioni të mundshëm rus.

Në fjalën e tij, Balla tha se kësaj deklarate të Berishës i shkon shprehja “gjuha shkon ku dhemb dhembi” dhe solli në kujtesë që me drejtësinë e re që ka hapur hetimet për tragjedinë e Gërdecit, “uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje”.

I vetmi deputet non grata në këtë sallë nga aleati strategjik të mos ishte më në këtë sallë.

Sa i përket cështjes së fishekëve “gjuha shkon ku dhemb dhembi” dhe bota e ka parë filmin “Qentë e luftës” dhe ne shqiptarët e dimë si u shitën fishekët që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit por falë drejtësisë së re e cila po shfaq angazhimin për ta hetuar, uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje në Gërdec dhe si u shpërdoruan në gjithë këto vite asetet e mbrojtjes së këtij vendi dhe armatimin që u përdor për trafik kontrabandë e gjithcka tjetër.

Asnjë prej nesh s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi e të njëjtën gjë do bëj edhe unë”, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit