Home Aktualitet Balla sheh li...

Balla sheh live videot kur PS i binte bilbilave në Parlament, Duma: Taulant të kujtohen këto pamje?

165
0

PS-ja ka kritikuar ashpër protestën e deputetëve të opozitës një javë më parë në Kuvend, kur bllokuan Foltoren dhe përdorën bilbilat duke kërkuar mocion urgjent për çështjen McGonigal. Por një formë e tillë proteste nuk u pa për herë të parë në sallën e Kuvendit. Në vitin 2006, ku Partia Socialiste ishte në opozitë, deputetët socialistë bllokuan në të njëjtën mënyrë Foltoren dhe krijuan zhurmë me bilbila.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi sonte në “Top Story” këto pamje, por që për të nuk është e njëjta situatë. Bëhet fjalë për një nga arritjet më të rëndësishme të jetës parlamentare, thotë Balla. “Kanë qenë punimet e Kuvendit në 2006, unë isha një nga deputetët e opozitës që po protestonin. Ruçi kishte kërkuar një mocion për shkarkimin e Topallit të bëhej me votim të fshehtë. Kjo gjë pas disa kohësh u fut në rregulloren e Kuvendit, sikurse e kemi dhe tani”.

Balla thotë se protesta e zhurmshme që bënë 17 vite më parë solli rezultat dhe ishte e suksesshme, por nuk mendon se të njëjtën gjë mund të arrijë sot protesta e opozitës. ”Opozita në këtë rast nuk kishte nevojë të protestonte apo t’i binte bilbilit sepse është vota e fshehtë. Nëse opozita do të formulonte një kërkesë dhe qëndrimi ynë do të binte në kundërshtim me Kushtetutën, do të ishte ndryshe”.

I pyetur nga Grida Duma dhe analistët në studio se përse mazhoranca sot ka një frymë intolerance ndaj opozitarizmit, duke refuzuar kërkesat për ngritje komisionesh apo për mocionet me debat, Balla thotë se “realiteti është krejtësisht e kundërta”. /TCH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit