Home Aktualitet Balla takim m...

Balla takim me anëtarin e Bundestagut: Javën e ardhshme mirëpresim Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë

51
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pritur në një takim në Kryesinë e Kuvendit Anëtarin e Bundestagut dhe përfaqësues i SPD, Metin Hakverdi.

Përmes një postimi në rrjetim social facebook Balla deklaron se agresioni i paprovokuar rus kundër Ukrainës imponon një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.

Mirëpresim mbajtjen javën e ardhshme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumë mirënjohje zotit Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit