Home Aktualitet Ballistat fes...

Ballistat festojnë 30-vjetorin, “djegin” Tetovën dhe dhurojnë spektakël

244
0

Tetova ndizet dhe ngjyroset kuqezi mbrëmjen e 27 nëntorit, në ditëlindjen e 30 të tifo-grupit Ballistat, një nga grupimet më të njohur dhe me spektakolarë shqiptarë.

I themeluar më 1992-shin, tifo-grupi Ballistat ka mbështetur pa kushte skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, klubin më të madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe vijon ta bëjë këtë çdo fundjavë, në çdo stadium.

Gjithashtu Ballistat kanë qenë dhe mbeten një nga zërat më të fortë në mbështetje të Kombëtares Shqiptare.

Pikërisht ngjyrat kuqezi të Tetovës dhe Shqipërisë identifikojnë edhe Ballistat, të cilët në ditëlindjen e 30, ofruan një spektakël të rrallë, këtë herë në qytetin e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit