Home Aktualitet Banorët e &#8...

Banorët e “5 Majit” protestë te Kryeministria, banori: Rama qan hallin e Ukrainës

106
0

Para Kryeministrisë janë mbledhur banorët e zonës së “5 Majit”, ku kërkojë drejtësi për pronat e tyre. Një prej banorëve është shprehur për mediat e pranishme se protestat e tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Thirrja e tij shkon për qytetarët shqiptarë që të dalin nga banesat e tyre pasi do i arrestojnë, duke shtuar se kështu i ndodhi edhe atij.

“Jemi simbolikisht këtu se e dimë se nuk është këtu. Ne na kanë përzënë nga banesa, kështu që mund të fusim dhe ata të Ukrainës aty. Ne rrimë te familjarët tanë.

Ne i kemi prishur rehatinë, po njeriu për njeriun duhet. Sikur i kemi prish rehatinë dhe ne na e kanë prish. Kryeministri qan hallin e Ukrainës.

Do ndjekim në mënyrë ligjore, unë kërkoj strehim, nuk kërkoj mëshirë por të drejtën time. Kurrë nuk i kam rënë në qafë shtetit. Ka qënë apo s’ka qënë e drejtë unë kam paguar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit