Home Sporti Barazim spekt...

Barazim spektakolar mes Chelsea-t dhe Liverpoolit, super duelin e fiton … City (VIDEO)

213
0

Chelsea dhe Liverpooli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim spektakolar 2-2 në “Stamford Bridge”, duke i dhënë shansin City-it që të arratiset në krye.

Sfida nisi më mirë për skuadrën e Klopp që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 9-të me Sadio Mane që përfitoi nga një hezitim i mbrojtjes vendase. Në të 26-tën, Mohamed Salah dhuron një magji të vërtetë brenda zonës së Chelsea-t, duke arritur që të mposht portierin Mendy.

Kur u duk se ndeshja ishte thuajse e përfunduar, Blutë e Londrës arritën që të gjenin një super gol me Kovacic, pas një goditje të bukur në hyrje të zonës që shkoi në trekëndëshin e portës.

Chelsea merr zemër nga goli, teksa disa minuta më pas gjeti dhe golin e dytë me Christian Pulisic që bën gjithçka mirë në zonën e rivalëve. Pas 45 minutave spektakolare, në fraksionin e dytë, rezultati nuk do të ndryshonte, edhe falë dy portierëve. Nga ky barazim më i fituar del Manchester City që arratiset në krye të renditjes me 10 pikë më shumë se Chelsea dhe 11 më shumë se Liverpooli. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit