Home Sporti Barcelona fit...

Barcelona fiton dhe kualifikohet në Turqi, Atalanta kualifikohet por humbet Gjimshitin (VIDEO)

172
0

Barcelona respekton pritshmërit duke siguruar kualifikimin ndaj Galatasaray-it. Skuadra turke kaloi e para në avantazh me Marcau, por nuk mundi që të administronte rezultatin.

Pedri do të barazonte në minutën e 37-të, pas një asisti nga Torres. Në fillimin e pjesës së dytë, Aubameyang do të shënonte golin e avantazhit dhe të fitores. Kujtojmë që ndeshja e parë do të përfundonte pa gola.

Atalanta fitoi minimalisht 1-0 ndaj Leverkusenit në Gjermani, duke siguruar kualifikimin teksa kishte fituar 3-2 edhe duelin e parë. Gjimshiti u dëmtua duke lënë fushën pas vetëm 10 minutash lojë. Boga shënoi golin e vetëm në kohën shtesë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit