Home Aktualitet Bardhi akuzon...

Bardhi akuzon, por pa emra: Ka politikanë që rrinë në telefon me kriminelë. Drejtësia nuk vepron

32
0

Vetting-u në politikë është tema e emisioneve politike këtë mbrëmje në vend. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha në “Opinion” se organet ligjzbatuese shqiptare kanë të dhëna për politikanë të lidhur me krimin e organizuar dhe nuk veprojnë. Përveç akuzës, Bardhi nuk foli me erma.

Bardhi: Organet ligjzbatuese shqiptare disponojnë të dhëna të plota për politikanë që kapen në përgjime, telefonata me eksponente të rrezikshëm të krimit të organizuar.

Fevziu: Pse nuk veprojnë? Është skandal. Drejtësia ka të dhëna për politikanë në lidhje me krimin e organizuar?

Bardhi: Politikanë që rrinë gjithë ditën në telefon me kriminelë. Nuk dënohen. Kjo mburojë politike bëhet për shkak të shkëmbimit të favoreve. Kriminelët pasurohen duke shkelur ligjin, politikanët ndihmohen nga kriminielët për të fituar zgjedhjet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit