Home Aktualitet Bardhi i PD-s...

Bardhi i PD-së hedh akuza ndaj qeverisë: 70 mln euro shpenzime luksi

27
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në fjalën e mbajtur në Kuvend ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE.

Po ashtu ai theksoi se janë dhënë 240 mln euro tendera pa garë, për pasojë ka kërkuar që të ngrihet një Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE.

“Keni shpenzuar 34 mln euro, 8.4 mln euro për rikonstruktim zyrash, 23.5 mln euro për ruajtje fizike, sot keni dëgjuar shumë shifra nga të dyja palët,mund të jeni hutuar, dhe të na shihni me mos besim.

Ata që ju vjedhin janë këtu në qeveri, ai që ju ka ngarkuar me 4 mld euro borxh pa jua dhënë mbrapsht për rroga më të karta apo shërbime më të mira në spitale.

240 mln euro tendera janë dhënë pa garë, 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE. Kërkoj të ngrihet Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit