Home Aktualitet A u h*dh Alma...

A u h*dh Alma nga ura me fëmijët? Detaji që çon në pistën e re të hetimit

616
0

Nga ura e vjetër apo nga ura e re e Bunës u hodh Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët? Dyshohet se vendi është poshtë urës dhe jo mbi urë. Kjo pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave, zbuloi vendin se ku 39-vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

Në fund të urës së re të Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë AND-në nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit. Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9-vjeçe të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit.

Ajo që dyshohet është se Alma pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe ka vijuar po në këmbë në drejtim të urës së re të Bunës dhe është ulur po në këmbë në fund të kësaj ure në një terren që nuk është shumë i lehtë për t’u zbritur dhe prej aty pasi ka mbërritur në breg dyshohet se kreu edhe aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me tre fëmijët e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit