Home Aktualitet Bardhi: Sulmi...

Bardhi: Sulmi i Berishës ndaj SHBA-së, solidarizim me Dakon dhe Doshin

114
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se mesazhi i ambasadores së SHBA-së Yuri Kim për zgjedhjet e 6 marsit, ishte edhe për Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, teksa shton se deklarata e Sali Berishës ishte një solidarizim me të dy ata.

“2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës. Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës. Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët”, shkruan Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit