Home Aktualitet ”Bashkë...

”Bashkë kundër të keqes”, Mediu nga Kukësi: T’u kthejmë pushtetin njerëzve të punës

37
0

Bijon fushata elektorale në çdo bashki të vendit. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në takimin në Kukës kërkoi votën e qytetarëve për PR-në dhe kandidatin Admir Sinamati.

“Kam bindjen që Admir Sinamati nuk është këtu për t`u bërë qytetari i parë, por për t`u bërë shërbëtori i parë i Kukësit dhe i kuksianëve. Ai është një kualitet politik dhe njerëzor, i cili nuk është vetëm për Kukësin por besoj që ka një dimension të jashtëzakonshëm që i vlen gjithë opozitës shqiptare.

Le të çohemi ne të gjithë së bashku, ta sulmojmë dhe ta shkelmojmë të keqen, mos të pajtohemi me të keqen, të përpiqemi të gjithë së bashku të tregojmë që jemi njerëz me dinjitet, që respektojmë nderin dhe familjen, njerëz që e duam dhe e respektojmë njëri-tjetrin, njerëz që besojmë në Zot për liritë dhe të drejtat tona dhe mundësinë për të ndërtuar lumturinë

Le të bashkohemi ne me njëri-tjetrin për të bërë atë që është më e mira. Mos u ndalni përballë së keqes. Luftoni me çdo mënyrë, sepse nëse do të kthejmë kokën në anën tjetër, e keqja do të bëhet dominante dhe e pakthyeshme në Shqipëri. Prandaj ju ftoj që më 14 maj, jo vetëm ne, por çdo njeri në qytetin e Kukësit, dhe ata që janë në emigracion, të vijnë dhe të votojnë për Admir Sinamatin, të fillojmë të ndryshojmë Shqipërinë në drejtimin që duam”, u shpreh Mediu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit