Home Aktualitet Bashkia e Tir...

Bashkia e Tiranës nderon Mbretëreshën Geraldinë, miratohet vendosja e statujës prane Bulevardit Zogu I

425
0

Në procesin e vlerësimit të figurave që kanë kontribuar në qytetin e Tiranës, por edhe me kërkesë të Ambasadës së Hungarisë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendosjen e statujës së Mbretëreshës Geraldinë në rrugën “Fortuzi”, pranë Bulevardit Zogu I.

Mbretëresha Geraldinë u martua me mbretin Zog më 27 prill 1938, në Tiranë. Gjatë qëndrimit të shkurtër të saj në Shqipëri, Mbretëresha Geraldinë u angazhua në forcimin e mirëqenies së popullit shqiptar, veçanërisht njerëzve në nevojë. Ajo kontribuoi në ngritjen e institucioneve sociale, si spitale, azile dhe jetimore. Ishte e angazhuar plotësisht në promovimin e të drejtave të grave dhe emancipimin e tyre. Luajti rol të rëndësishëm në ngritjen e maternitetit të parë në Shqipëri.

Pas pushtimit fashist ajo u largua nga Shqipëria bashkë me familjen e saj për t’u rikthyer shumë vite më pas sërish. Ajo u nda nga jeta më 22 tetor 2002. Në nder të trashëgimisë së Mbretëreshës, në prill të vitit 2004, Presidenti i Republikës aso kohe Alfred Moisiu i akordoi, pas vdekjes medaljen “Nënë Tereza”.

Bashkia ka ndërmarrë një sërë nismas për vlerësimin e figurave të rëndësishme të qytetit, jo vetëm në emërtimin e rrugëve, por dhe në vendosje e emrave të tyre institucioneve të reja publike në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit