Home POLITIKE Bashkimi Koso...

Bashkimi Kosovë-Shqipëri? Albin Kurti për mediat greke: Ne jemi një komb, por dy shtete!

53
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për median greke “To Vima”, është pyetur nëse e përkrah bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kurti u përgjigj duke thënë se Kosova dhe Shqipëria janë një komb dhe dy shtete dhe se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të shkëlqyera

Ai shton se akuzat ndaj tij në lidhje me bashkimin e dy shteteve vinin nga serbët për arsye se ata duan që Bosnja të bashkohet me Serbinë.

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”,-tha Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit