Home Sporti Bayerni bën r...

Bayerni bën revolucion në verë, ja lista me 4 afrimet e mundshme

148
0

Bayerni Munich pritet të bëjë një mini-revolucion në verë. Robert Lewandowski ka bërë të qartë dëshirën për t’u larguar nga Gjermani e së bashku me polakun, edhe Serge Gnabry mund të përfitojë një eksperiencë të re pasi nuk ka bindur stafin teknik dhe drejtuesit e klubit ndërsa ka ende një vit kontratë.

Për t’i zëvendësuar, drejtuesit e klubit janë “hedhur” në sulm për të siguruar firmën me katër lojtarë të tjerë ku sigurisht objektivi më i spikatur është Sadio Mane. Agjenti i lojtarit të Liverpool është takuar me përfaqësuesit e Bayern Munich teksa senegalezi është futur në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin.

Nga ana tjetër, një objektiv që mund të zëvendësonte Lewandowskin është Sebastian Haller i Ajax. Sulmuesi shtatlartë ka statistika shumë të mira në sezonin e fundit, por këtu Bayern mund të hasë në konkurrencën e Dortmund që gjithashtu po kërkon zëvendësues për Haaland.

Nga ana tjetër, një tjetër preferencë e Bayern Munich është lojtari i Barcelonës, Ousmane Dembele, ndërkohë që një tjetër emër në listë është lojtari i Stuttgart, Sasa Kalajdzic sulmues 24-vjeçar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit