Home Sporti Bayerni fiton...

Bayerni fiton me poker ndaj Hertha Berlin, por Lewandowski nuk shënon (VIDEO)

59
0

Bayern Munich i kundërpërgjigjet Borussias së Dortmundit me një fitore 4-1 në transfertën kryeqytetase ndaj Hertha Berlin. Skuadra e Nagelsmann zhbllokoi rezultatin me Tolisso në minutën e 25-të i asistuar nga Coman.

Bayerni dyfishoi shifrat që në pjesën e parë në sekondat e fundit të këtij fraksioni shënoi edhe Thomas Muller. Në pjesën e dytë në harkun e 4 minutave nga e 75-ta në të 79-ën realizoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Leroy Sane dhe më pas me Serge Gnabry që e çoi rezultatin në 0-4.

Hertha Berlin arriti të gjente golin e nderit me Ekkelenkamp në minutën e 81-të. Falë këtij suksesi Bayerni u ngjit në kuotën e 49 pikëve, 6 më shumë se Dortmundi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit