Home Bota BE do të tref...

BE do të trefishojë ndihmën për Gazën

19
0

Komisioni Evropian do të trefishojë ndihmën humanitare për Gazën dhe civilët e saj pas krizës humanitare me të cilën ata po përballen pas ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji e ushqime nga ana e Izraelit. Vendimi vjen pas kritikave të shumta që u drejtuan ndaj BE për shkak të reagimit të saj të ngadaltë në lidhje me situatën e krijuar në Rripin e Gazës.

“Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën me 50 milionë euro. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me OKB-së dhe agjencitë e saj për të siguruar që kjo ndihmë do të arrijë te personat që kanë nevojë në Rripin e Gazës”, u shpreh presidentja e KE, von der Leyen.

Që nga e shtuna e kaluar Izraeli ka ndërprerë furnizimet për Gazën dhe madje në orët që do të vijnë pritet të nisë një ofensivë të gjerë nga toka, ajri dhe deti kundër militantëve të Hamasit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit