Home Forum BE: Facebook ...

BE: Facebook dhe TikTok të etiketojnë falsifikimet me AI

129
0

-Botuar në radion gjermane DW-

Komisioni Evropian u kërkoi platformave të mëdha sociale si TikTok e Facebook të etiketojnë qartë reklamat politike dhe të pengojnë përmbajtje, të cilat kërcënojnë integritetin e zgjedhjeve evropiane, që të bëhen virale.

Në prag të zgjedhjeve evropiane që zhvillohen më 6-9 qershor Bashkimi Evropian u kërkoi Facebook-ut, TikTok-ut dhe platformave të tjera të mediave sociale që angazhohen dhe të ndërhyjnë për të penguar përhapjen e përmbajtjeve të falsifikuara përmes inteligjencës artificiale.

Parlamentarët evropianë miratuan në fillim të këtij muaji Ligjin për Tregjet Digjitale, i cili ndër të tjera merret edhe me çështjen e përmbajtjeve të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale në platformat e mëdha të mediave sociale.

Në ligj identifikohen 22 platforma mediash sociale, ndër to Snapchat, Instagram, YouTube dhe platforma X, dikur Twitter, të cilat konsiderohen si platforma “shumë të mëdha”. Dispozitat e ligjit do të hyjnë në fuqi me disa faza. Shkelësit e ligjit mund të gjobiten që këtë vit. Komisioni Evropian publikoi edhe udhëzime për platformat e mëdha të mediave sociale, sepse Brukseli është mjaft i shqetësuar për ndikimin e “manipulimeve” dhe “dezinformacioneve” ruse ndaj zgjedhjeve evropiane.

Me këto udhëzimet ne po përdorim plotësisht të gjitha mjetet që ofron Ligji për Shërbimet Digjitale për të garantuar që platformat të përmbushin detyrimet e tyre dhe të mos keqpërdoren për të manipuluar zgjedhjet tona, duke ruajtur njëkohësisht edhe lirinë e shprehjes, tha komisioneri Thierry Breton.

BE: Përmbajtjet e krijuar me IA duhet të etiketohen

Komisioni i BE-së kërkon që platformat më të mëdha të mediave sociale duhet “të zbusin rreziqet specifike që lidhen me inteligjencën artificiale, për shembull duke etiketuar qartë përmbajtjen e krijuar nga IA (siç janë “deepfakes”).

Komisioni i BE-së rekomandoi që platformat e mëdha të mediave sociale të promovojnë informacionet zyrtare për zgjedhjet dhe “të reduktojnë monetizimin dhe mundësinë për t’u bërë virale të përmbajtjeve që kërcënojnë integritetin e proceseve zgjedhore” për të zvogëluar çdo rrezik.

Po ashtu Komisioni i BE-së njoftoi se reklamat politike “duhet të etiketohen qartë si të tilla”. Në vitin 2025 pritet të hyjë në fuqi një ligj më i ashpër lidhur me reklamat politike. Komisioni u bëri thirrje platformave të krijojnë mekanizma “për të zvogëluar ndikimin e incidenteve që mund të kenë një efekt të rëndësishëm në rezultatin ose pjesëmarrjen në zgjedhje evropiane.”

DW (Reuters, AFP)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit