Home KRYESORE Ben Blushi: D...

Ben Blushi: DRITA E ELI LIGHT

382
0
Nga Ben Blushi-
DRITA E ELI LIGHT
Eli Light e pashë tek Moyo. Në Dhërmi.Luante në muzg.
Nga je Eli?
Nga Kolumbia
Nga cili qytet i Kolumbisë?
Medelin
Nga qyteti i Escobarit?
Po
A nuk ju dëmton ai emër?
Jemi shkëptur, ne shohim përpara
Cfarë të pëlqen në Medelin?
Uji i pastër,malet e larta,ushqimi i mrekullueshëm
Ku jeton tani?
Mes Miamit dhe Tulumit
Dukesh pak indigjene?
Unë jam pak indigjene,pak afrikane dhe shumë spanjolle
Si u bëre Dj?
Kur u divorcova iu dedikova muzikës
Cfarë instrumenti luan?
Asnjë instrument
Pra ti vetëm mikson tinguj?
Unë jam alikimiste, perzjej tinguj dhe i kthej në muzikë
Kur të pëlqen të luash?
Në muzg,
Kush është vendi më i bukur ku ke luajtur?
Në kraterin e një vullkani
Cili vullkan?
Acatenango në Guatemalë
Nuk ishte e rrezikshme?
Ishim në 4000 metra lartësi dhe vullkani digjej
Nuk kishe frikë?
Vullkani ishte shumë mashkullor dhe unë luaja tinguj femërorë
Pse vendose të luash mbi vullkan?
Ishte ndërgjegjësim për mbrojtjen e natyrës
Cfarë kërkon të arrish me muzikë?
Dua të detyroj njerëzit që të bëjnë dashuri
Të ka ndodhur të shohësh njerëz që bëjnë dashuri me tingujt e tu?
Më ka ndodhur në lumin NIl
Cfarë bëje në lumin Nil?
Ishim 30 veta që lundruam Nilin për dy javë
Ti vetë ke këngë të tuat?
Kam vetëm një
Si quhet?
Luz del Monte
Cdmth Luz del Monte?
Drita e pyllit
Pra ti je drita e pyllit ?
Unë jam Eli Light
Si e ke emrin?
Eli Light
Eshtë emri i artit?
Po
Ia ke vënë vetë këtë emër vetes?
Sigurisht
Pse ke zgjedhur të quhesh Light?
Sepse ne burojmë nga drita
Cfarë do bësh tani?
Do shkoj të lahem në det
Në errësirë?
Kur të dal do jetë dritë
Mirë Eli Light
May be a closeup of 1 person and outdoors

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit