Home Aktualitet Bënte trafik ...

Bënte trafik droge, arrestohet efektivi i “Shqiponjave” në Sarandë

10
0

Një operacion i Drejtorisë së Policisë së Shtetit nga seksioni i Antidrogës është finalizuar këtë të shtunë në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është ndaluar një efektiv i forcave “Shiponja”, në komisariatin e Policisë së Sarandës nën dyshimin se bënte trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni mësohet se është ende në vijim, pjesë e të cilit mësohet se është edhe Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet ee Brendshme në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë, nga burimet mësohet se efektivi i arrestuar është shtetasi L. M., 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit