Home Aktualitet Berisha akuza...

Berisha akuza ndaj Erdoganit: Ka ndërtuar një xhami dhe mendon se mund të sundojë në Shqipëri

683
0

Në një takim me prindër dhe edukatorë të kopshtit ”Zubeyde Hanim”, që u mbyll me vendim qeverie, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se vendimi është bërë me urdhër nga Presidenti i Turqisë. Për të Edi Rama është “vasal” i Recep Tayyip Erdoğan dhe se zbaton urdhrat e tij në Shqipëri. Nga ana tjetër, Berisha tha se Erdoğan e konsideron Shqipërinë një provincë të Turqisë, ndërsa shtoi se ka ndërtuar një xhami dhe mendon se mund të sundojë vendin tonë.

“Dikush mund të pyesë se pse ky po merret tani me presidentin e Turqisë. Jo, merrem dhe do të merrem sepse dua që këta fëmijë të jenë zotër të vendit të tyre dhe vendimet për ta të mos i marrë Turqia, askërkush, ti marrin shqiptarët. Sigurisht kjo është rruga.

Nuk është rruga të trajtohesh sikur je një provincë e Ankarasë, apo Anadollit dhe të të mbyllin kopshtin. Marrëdhëniet në rangun personal Erdogan-Rama janë jashtëzakonisht problematike, ai punon për pushtetin e Edi Ramës, por shkel të gjitha rregullat, sepse Edi Rama pranon që vendi të trajtohet si një vend vasal i Ankarasë, por kështu nuk ndërtohet partneriteti, miqësia. Çdo vend ka interesat e tij ndaj një vendi tjetër, por janë brenda të gjitha akteve.

Ka ndërtuar një xhami dhe mendon se mund të sundojë Shqipërinë, jo more zotëri, atë xhami do ia paguajmë një për një dhe nuk mund të sundohet Shqipëria, meqë e shtron në këtë mënyrë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit