Home Aktualitet Berisha akuzo...

Berisha akuzon Ramën në Kuvend: Argat i Vuçiçit, punoi për projektin e copëtimit të Kosovës

60
0

Sali Berisha gjatë fjalës në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, u ndal tek sulmi terrorist në Veri të Kosovës dhe deklaratat e Edi Ramës. Ish-kryeministri akuzon Ramën si argat i Vuçiçit, i cili punoi për projektin e copëtimit të Kosovës.

”Edi Rama pas vizitës në Beograd, në mënyrën më persistente u angazhua për realizimin e projektit të ndarjes dhe copëtimit të Kosovës. 

Edi Rama pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama.

Pas sulmit terrorist, Rama del dhe kërkon konferencë ndërkombëtare për Kosovën, nuk përcolli ngushëllime familjes. Si ndiheni ju nga kjo sjellje?”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit