Home Aktualitet Berisha: Bash...

Berisha: Basha u nis për në SHBA, por e zbritën në Romë. Kurse Gjekmarkaj vazhdoi në Uashington

1345
0

Sali Berisha vijon të deklarojë që Lulzim Basha nuk shkel dot në Amerikë dhe këtë e ka treguar me rastin e fundit. Sipas tij, bashkë me deputetin Agron Gjekmarkaj i cili zhvilloi takime në SHBA, ishte dhe Lulzim Basha. Por Bashën e ndaluan në Romë dhe nuk e lejuan që të shkonte në Amerikë.

“Kam respekt për zonjën Karen Donfried, se ka një karrierë të gjatë diplomatike, por vetëm nga ana njerëzore e diplomatike duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor zotit Gabriel Escobar.

Ai u takua me Lul Bashën, dhe të gjitha këto 1 javë para Referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se shqiptarët nuk i kanë qejf kukullat.

Ecobar e ftoi, tha që do shkonte Basha në SHBA. U nis Basha në SHBA me Agron Gjekmarkajn, e zbritën në Romë. Gjekmarkaj vazhdoi dhe takoi zyrtarë amerikanë”shtoi Berisha.

Në lidhje me këtë deklaratë të ish-kryeministrit Berisha nuk kanë reaguar Basha, por as deputeti dhe nënkryetari i parlamentit, Agron Gjekmarkaj.

Nëse kjo mbetet e vertetë atëhere kjo është akuzë e rëndë, ndaj ka nevojë sqarime ndaj publikut. Basha dhe Gjekmarkaj e kanë detyrim sqarimin e kësaj deklarate të ish-kryeministrit Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit