Home Aktualitet Berisha bëhet...

Berisha bëhet nostalgjik dhe kujton fitoren e parë të PD-së: Sot ndjehem po aq i ri sa 32 vite më parë

52
0

Sali Berisha këtë mbrëmje u shfaq nostalgjik, ndërsa fliste nga dritarja e banesës, ku vuan ”arrestin shtëpiak” që prej 30 dhjetor 2023. Duke kujtuar 22 marsin 1992, fitoren e parë të PD-së që solli në pushtet të djathtën dhe që qëllon në ditën e festës së komunitetit bektashi, Sulltan Novruzi, Berisha u shpreh se ndihet po aq fuqishëm sa 32 vite më parë, duke sulmuar ashpër Ramën.

”Sot ne kremtojmë apo nderojmë 22 Marsin. Ju rikujtoj shqiptarëve se me 22 mars, në zgjedhjet e para të lira, votuan 1 milion e 710 mijë shqiptarë. Kurse sot me regjistrimin e fundit nga diktatura e Edi Ramës, dalin se Shqipëria ka gjithsej 1 milionë e 420 mijë shqiptarë. Rënia në këto 10 vite ishte katastrofale për Shqipërinë. U përmbysën të gjitha perspektivat dhe arritjet.

Mos harroni se në vitet 2005-2013, Shqipëria u bë protagoniste e projekteve të shekullit. Projektet ndër më të mëdhatë të Europës, do bëheshin edhe projekte shqiptare si TAP-i. Kompanitë më të mëdha të botës do ndërtonin Kaskadën e Devollit dhe hidrocentrale të tjera. Shqiptarë, shtroni pyetjen vetes, cili investitor dhe cili investim madhor ka ndodhur gjatë këtyre 10 viteve?

Asnjë! Ndërkohë, janë larguar investitorë që kishin planifikuar të investonin miliarda euro në turizmin dhe fusha të tjera të Shqipërisë. Por miqtë e mi, sot ne kujtojmë dhe nderojmë 22 Marsin, në një kohë kur parlamenti ishte i sekuestruar nga Edi Rama.

Kujtojmë 22 Marsin në një kohë kur Sali Berishën, në një akt urrejtje të tmerrshme atërore të tij dhe armiqve të Shqipërisë, e vendos në arrest shtëpie, pa asnjë fakt, dokument, por vetëm se i ka përmbysur pushtetin e urryer të etërve të tij barbarë.

Vetëm se ka denoncuar vjedhjet e tmerrshme të tij ndaj qytetarëve shqiptarë. Vetëm se ka denoncuar shitjen e interesave kombëtare të armiqtë e kombit shqiptar. Vetëm se ka denoncuar bashkëpunimin e tij me mafien e tij ndërkombëtare antishqiptare. Por sot jam këto për t’i thënë Edi Ramës, hidhi një sy asaj dite. Të garantoj se pas 32 vitesh, Sali Berisha është 32 herë më i motivuar në betejë kundër teje, kundër diktaturës tënde.

Mos mendo o mjeran diferencën e moshës, se po ta them këtu para shqiptarëve, kauza e drejtë nuk ka moshë. Kauza e drejtë nuk vdes kurrë. Moshën e përcakton kauza që mbron. Idealet që mbron. Ti je kalbësirë, je një hajdut që vjedh nga mëngjesi gjer në darkë. I rrethuar nga një bandë Dumanësh, Krajësh dhe llumi gjokërash me shokë. Ti nuk ke shpresë mor, nuk ke të ardhme. Kurse unë sot ndjehem po aq i ri sa 32 vite më parë, po aq i fuqishëm”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit