Home Aktualitet Berisha: Rama...

Berisha: Rama është kthyer në një altoparlant të Beogradit, takon Kurtin si të ishte kryebashkiak

33
0

Sali Berisha në një takim këtë mbrëmje me strukturat e qarkut Tiranë, foli edhe për raportet e Shqipërisë dhe Kosovës. Ai u shpreh se Edi Rama trajton kryeministrat e Kosovës si kryebashkiakët e Vlorës, ndërsa shtoi se kryeministri është kthyer në një altoparlant të Beogradit.

”Ne kemi toleruar Edi Ramën në çdo akt që ai ka bërë dhe jo vetëm kundër nesh, por që ka bërë kundër Shqipërisë, kombit shqiptar. Unë i them çdo shqiptari që ka një grimcë atdhetarie dhe patriotizmi për këtë vend, si ndjehet ai kur Tirana është shndërruar në rrafshin politik në raportin e kombit shqiptar, një replikë e Beogradit.

Madje në propagandë edhe më agresive. A mund të ketë imagjinatë normale, a mund të ketë njeri që unë mund ta pranoj që çdo javë kryeministri të vërsulet kundër gjysmës së kombit. Të mallkojë, denigrojë kundër udhëheqjes politike të një vendi të pavarura. Trajton kryeministrat e Kosovës sikur të ishin kryebashkiakët e Vlorës. Pra është kthyer në një altoparlant të Beogradit”, u shpreh Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit