Home Aktualitet Blinken nuk t...

Blinken nuk takoi opozitën, Meta: SHBA, garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë

59
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan Blinken në Tiranë, me një foto të takimit të tij me presiddentin Begaj. Meta shkruan se SHBA, është një garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

”Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”,-shkruan Meta.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka dhënë arsyen se përse zgjodhi që të mos takonte asnjë përfaqësues nga opozita.

“Në fakt kam pasur mundësi për tu takuar me një sërë njerëzit, kam takuar dhe disa prej personaliteteve kyç të Reformës në Drejtësi dhe një grup të rinj dhe kur të kthehem nga darka që i detyrohem, do të kemi mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare, kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë”, tha Blinken.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit