Home Aktualitet Bora krijon p...

Bora krijon pengesa në qarkun e Korçës dhe Kukësit, nesër do të ulen temperaturat

48
0

Bora vijon të jetë intensive në qarkun e Korçës. Nga 15 cm në qytet deri në 40 cm në zonat malore ka arritur trashësia gjatë ditës. Të gjitha akset nacionale janë të hapura ndërsa lëvizja e mjeteve bëhet me shpejtësi të reduktuar për shkak të vështirësive dhe borës së dendur.

Në disa pjesë të rrugëve Korçë Dardhë dhe Korçë-Lozhan mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë. Si pasojë e motit të keq 10 fshatra në Maliq e Pogradec kanë mbetur pa energji elektrike.

Qarku i Kukësit në orët e para të mëngjesit të së martës është përfshirë nga reshjet e deborës. lartësia në Shishtavec ishte 10 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prush Has 10 cm. Gjatë mbrëmjes moti do përmirësohet ndërsa nga e mërkura temperaturat do ulen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit