Home Aktualitet Borë në pranv...

Borë në pranverë

1229
0

Ndryshimet e menjëhershme dhe ekstreme të temperaturave janë karakterizuar jo vetëm më prishje të theksuar të motit dhe ndryshime atmosferike, por sot ata janë shoqëruar edhe me reshje bore. Reshjet e nisura në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdojnë edhe tani, e kanë çuar deri në 25 centimetër, trashësinë e bores në qytet.
Kjo ulje e menjëhershme e temperaturave ka zënë të papërgatitur banorët e Pukës, të cilët pak ditë më parë shijuan verën e parakohshme, kur termometri shkoi deri në 30 grade celsius. Deri tani nuk ka probleme në Puke.
Ndërkohë reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonën e Qafë Thores, që është pika me e lartë në Theth dhe Vermoshin në Kelmend
Mësohet se në rrugë ka pasur prezencë të madhe dëbore, ndërsa një borëpastruse po punon për hapjen e saj.
Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore. Shumë zona në veri të vendit dhe në juglindje janë përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Njoftime nga Kosova gjithashtu bëjme me dije se bora ka zbardhur edhe Rugovën, fotografitë të cilat janë publikuar nga faqja “Image of Peja”, tregojnë se reshjet e borës kanë qenë mjaft të dendura, transmeton Telegrafi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me shi dhe borë do të ketë gjatë fundjavës.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1000m parashihen reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit