Adoleshentja që kritikonte Islamin, merr 100 mijë kërcënime online. Gjykata dënon 11 persona

Një gjykatë në Francë shpalli fajtorë 11 persona për dërgimin e mesazheve abuzive ndaj një adoleshenteje që postonte video ku kritikonte Islamin. ”Ne fituam dhe do të fitojmë sërish”, u shpreh e kërcënuara Mila pas dënimeve me kusht nga 4 deri në 6 muaj që gjykata dha për të gjithë të akuzuarit.

Mila ishte vetëm 16-vjeç, kur klipi i saj i parë u bë viral. Që nga ajo kohë vajza ka marrë 100 mijë mesazhe urrejtjeje dhe jeton 24 orë nën mbrojtjen e policisë. Tashmë në moshë 18-vjeçare, vajza e re është detyruar të mos vazhdojë dhe shkollën pas kërcënimeve që ka marrë.

Postimet e saj kundër Islamit nisën kur ajo për herë të parë u quajt “lezbike e ndyrë” nga një blogger mysliman ndërsa fliste për seksualitetin në Instagram. Historia ka ringjallur një debat të gjerë në Francë në lidhje me lirinë e shprehjes dhe blasfeminë si dhe mbrojtjen e fëmijëve të shkollave nga bullizimi online.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?