Baleti bashkon Ukrainën dhe Rusinë në Napoli të Italisë
Nga zhurma e luftës, në ritmin e kërcimit. Balerinët nga Ukraina, Rusia e të tjera shtete vallëzuan së bashku në Teatrin San Carlo në Napoli, në një natë gala në solidaritet me popullin e Ukrainës.
Vallëzimet u udhëhoqën nga prima ballerina ruse Olga Smirnova e cila në shenjë proteste kundër luftës u largua nga Teatri Boloshoi në Moskë, e po ashtu nga prima ballerina ukrinase Anastasia Gurskaya, e cila është larguar nga Kievi. Ato dëshironin të jepnin mesazh paqeje dhe shprese.
”Në këtë kohë duhet të jemi bashkë në skenë, të bëjmë një gjë të vogël, gjënë më të vogël që mund të bëjmë për Ukrainën. Mendoj se ky është qëllimi kryesor për të gjithë ne”, u shpreh Olga Smirnova.
Grumbullimi i fondeve është ajo që popullit ukrainas i nevojitet tani, por ata gjithashtu do të kenë nevojë për paqe dhe shpresë në të ardhmen.