Europa në fund: Gjermania godet kritikat nga krerët e BE, ushtria…
Ministri i Financave të Bashkimit Europian, doli kundër kritikëve për statusin që rrit fuqinë gjermane brenda bllokut, kur shtetet e tjera anëtare po luftojnë financiarisht. Wolfgang Schäuble, mbrojti politikën e tij financiare kundër kritikëve në Bruksel, duke këmbëngulur se “Europa nuk do të ishte në një pozitë më të mirë nëse Gjermania do të ishte keq”.
Schäuble tha se blloku kishte vendosur “një situatë jashtëzakonisht të vështirë” kur ai mori postin e ministrit të financave, kjo e gjitha në mes të krizës financiare. Që atëherë Gjermania ka arritur të arrijë rritje të qëndrueshme, tha Schäuble, dhe sot “nuk ka papunësi tek të rinjtë në Gjermani, ku shtpo edhe se papunësia është në nivelin më të ulët”.
Por përpjekjet për të ringjallur ekonominë greke deri tani kanë mbetur të paplota, pasi një plan i lehtësimit të borxhit nuk është dakordësuar midis ministrave të eurozonës.
Duke folur në një radio franceze, Schäuble tha: “Natyrisht, ka shtete që ende kanë probleme, por ne nuk i kemi arritur këto suksese në kurriz të vendeve të tjera”. Ekonomia greke është në rrugën e rimëkëmbjes me një rritje prej 1.8 për qind që pritet këtë vit pas shtatë viteve të recesionit që pa një rënie prej 25 për qind në prodhimin kombëtar.
Schäuble gjithashtu përshëndeti planet për ta kthyer BE-në në një bllok më të integruar, me një ushtri të BE-së dhe me një sistem të vetëm tatimor. Të dyja janë planet për reformimin e BE-së nga Presidenti francez Emmanuel Macron. “Ne gjithmonë kemi thënë se Gjermania nuk mund të jetë motori i vetëm në Europë”.
Macron ripohoi vizionin e tij dhe përsëriti mbështetjen për ringjalljne e ekonomisë Greke. Presidenti u shpreh se dëshiron të demokratizojë institucionet që qeverisin monedhën e përbashkët të Europës, duke përshkruar propozimet për emërimin e një ministri të financave të eurozonës për të menaxhuar një buxhet të përbashkët që do të ishte përgjegjës për një parlament të eurozonës.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

