FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koreja e Veriut thirrje për luftë kundër SHBA-ve

Koreja e Veriut ka bërë thirrje për një luftë mbarëkombëtare kundër Amerikes dhe “lëvizjeve të saj si gangster për dominim dhe agresion”.

Deklarata vjen ndërkohë që një luftanije amerikane, po i afrohet Gadishullit Korean për stërvitjet me Korenë e Jugut.

“Lëvizjet e gangsterëve amerikanë për sundimin, nënshtrim dhe agresionin, po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme pas trazirave të etura për luftë të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili shpalosi pa hezitim dëshirën për shkatërrimit total të Koresë së Veriut”,- tha një zëdhënës i Koresë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tradhtarët amerikanë dhe maniakët e konfrontimit në Korenë e Jugut janë duke ngritur një histeri të tilla lufte”,- thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pheniani gjithashtu kundërshtoi traktatin 64-vjeçar midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut, i nënshkruar në vitin 1953, i cili lejon Uashingtonin të vendosë forcat ushtarake në Korenë e Jugut.

Traktati është një “dokument agresiv lufte”, i cili ndihmon Uashingtonin të mbajë “forcat e tij agresive imperialiste” në Korenë e Jugut, tha Koreja e Veriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?