Home Bota Britania e Ma...

Britania e Madhe drejt kartëmonedhave me portretin e mbretit Charles

71
0

Futja e kartëmonedhave dhe pullave të reja britanike me imazhin e mbretit Charles III do të zbatohen gradualisht.

Posta Mbretërore britanike, Royal Mail, dhe Banka e Anglisë deklaruan se kanë marrë udhëzime nga familja mbretërore dhe nga Charles për të minimizuar kostot.

Kartëmonedhat që mbajnë portretin e mbretit do të dalin në qarkullim në mes të vitit 2024.

Mbreti Charles do të shfaqet në kartëmonedhat pesë, 10, 20 dhe 50 paund.

Royal Mail gjithashtu konfirmoi se imazhi i mbretit do të zëvendësojë mbretëreshën Elizabeth ll në pullat e reja të të gjitha kategorive.

Pullat speciale do të përfshijnë gjithashtu imazhin e mbretit.

Royal Mail shtoi se pullat e reja me mbretin Charles do të hyjnë në qarkullim pasi të kenë mbaruar rezervat aktuale të pullave.

Banka e Anglisë dha një deklaratë për shtyp ku theksoi se ”kartëmonedhat që paraqesin portretin e mbretëreshës do të vazhdojnë të jenë të ligjshme dhe do të tërhiqen nga tregu vetëm nëse janë të dëmtuara”.

Pritet që monedhat e vulosura me imazhin e Charles të hyjnë në qarkullim brenda disa muajve.

Emblema e re e mbretit do të shfaqet gradualisht gjatë muajve dhe viteve të ardhshme në ndërtesat qeveritare, dokumentet shtetërore dhe në disa kuti postare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit