Home Aktualitet Buxheti për v...

Buxheti për vitin 2024, PD akuzon qeverinë: Asgjë për të rinjtë shqiptarë

34
0

Deputetja e PD-së së vulës, Andia Ulliri thotë projektbuxheti 2024 nuk jep asnjë gjë domethënëse për të rinjtë shqiptarë. Në një deklaratë për shtyp, ajo tha se qeveria nuk bën asnjë përpjekje për të ngjallur shpresën për të rinjtë që të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Buxheti për rininë nuk është aspak domethënës duke shuar çdo ditë e më tepër shpresën e tyre për të qëndruar në Shqipëri. Investime minimaliste në shkollat profesionale, pothuaj aspak mbështetje për projektet apo sipërmarrjet e të rinjve, mbështetje tallëse për ekselentët në universitete, janë vetëm pak nga shumë e shumë elementë që tregojnë se kjo qeveri nuk i ka prioritet të rinjtë”, shtoi ajo.

Në emër të PD-së, ajo tha se duhen më shumë investime për të rinjtë. Rinia duhet të jetë prioritet në të gjithë sektorët, nëse do duam që nesër Shqipëria të mos braktiset e të ngelet bosh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit