Home Sporti Boterori i Katarit Canelo Alvare...

Canelo Alvarez i kërkon ndjesë Messit: Mu errësuan sytë nga dashuria për vendin tim!

277
0

Canelo Alvarez i ka kërkuar ndjesë Leo Messit dhe popullit argjentinas, pasi kërcënoi yllin e futbollit nga publikimi i një videoje ku shihet në dhomat e zhveshjes duke shtyrë me këmbë një flamur të Meksikës.

“A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Më mirë t’i lutet Zotit që të mos e gjej. Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ashtu dhe ai duhet të respektojë Meksikën”, ishte reagimi i parë i tij.

Të mërkurën, Canelo kërkoi ndjesë për reagimin e tij. “Ditët e fundit më errësoi sytë pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim dhe bëra disa komente të papërshtatshme, prandaj dua t’i kërkoj ndjesë Messit dhe popullit argjentinas. Çdo ditë mësojmë nga jeta”, tha Canelo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit