Home Aktualitet Çarja e asfal...

Çarja e asfaltit nga moti i keq/ ARRSH sqaron: Nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit!

43
0

Autoriteti rrugor shqiptar ka reaguar në lidhje me një lajm që ka qarkulluar në media, i cili flet për çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ARRSH sqaron se çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Mësohet se grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit dhe tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi.

Ndërkohë, ARRSH njofton se në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, si dhe qarkullimi i mjeteve po kryhet pa vështirësi.

“Së fundmi ka qarkulluar një lajm në lidhje me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit.

Bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi.

Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi”, shkruhet në njoftim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit