Home Aktualitet Çështja &#822...

Çështja ”Beleri”, ish-kreu i KQZ-së: Zgjidhjen e gjejmë në Shkodër

205
0

Duket se mesazhet e kryeministrit Edi Rama që flet për zgjedhje të parakohshme në Himarë, e ka çuar çështjen e Fredi Belerit në një tjetër dimesion. Por Kristaq Kume, ekspert i çështjeve zgjedhore thotë se zgjidhja mund të jetë ajo si në Shkodër, ku Voltana Ademi qëndroi gati 3 vjet në krye të bashkisë pasi kandidati fitues humbi mandatin nga dekriminalizimi.

“Në legjislacionin tonë nuk gjej dot në asnjë vend për zgjidhje të tillë të kësaj situate. Në legjislacionin tonë, në marrëdhënie mes qeverisë qendrore dhe organeve të zgjedhura për qeverisjen vendore.

Kur qeveria e vlerëson se kryetari i zgjedhur ose këshilli bashkiak nuk janë në lartësinë e detyrës, ju ndërpret mandatin këtyre dhe deri këtu mbyllet, nuk thuhet se çfarë bëhet në vazhdim. Natyrisht, legjislacioni e ka zgjidhur me zgjedhje të reja për kryetarin e bashkisë.

Në këtë rast, zgjidhja është siç ne e kemi bërë edhe herë tjetër. Zgjidhja është si ajo në Shkodër, zonja Voltana Ademi qëndroi në detyrë sepse kështu është e parashikuar në ligjin për qeverisjen vendore derisa u bënë zgjedhjet në bashkinë e Shkodrës. Ademi qëndroi në detyrë për 3 vjet”, tha Kume.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit