Home Aktualitet Çështja e Fre...

Çështja e Fredi Belerit, ministri i Jashtëm grek takim me zyrtarë të Komisionit Evropian

42
0

Çështja e Fredi Belerit ishte në qendër të kontakteve të ministrit të Jashtëm grek Georgios Gerapetritis me zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Kryediplomati grek ka takuar sot në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel, presidentin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister.

Sipas medieve, me atë ka diskutuar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, nevojën që Shqipëria të respektojë rregullat e shtetit ligjor dhe çështjen lidhur me ndalimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleris.

Çështja e ndalimit të Belerisit u shtrua nga ministri i Jashtëm edhe në takimin që pati në selinë e Komisionit Evropian me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku theksoi rëndësinë e zgjidhjes së menjëhershme të saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit