Home Aktualitet Çështja e kuf...

Çështja e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, Dendias flet për zhvillime

123
0

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur në një intervistë të fundit edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë, ku ka thënë se brenda vitit 2023 do ketë zhvillime për përcaktimin e zonave detare.

“Ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë. Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne. Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime”,-tha Dendias.

Në parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se sa mund të ndikojë vendimi i Greqisë në zonën ekskluzive ekonomike dhe efekti i ishujve grekë në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve. Kjo çështje u vendos që të ndahej në Hagë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit