Home Aktualitet Çfarë po përg...

Çfarë po përgatit opozita? Maliqi: Regjimi mafioz i Rilindjes do të rrëzohet

11
0

Deputeti Lefter Maliqi paralajmëron se në shtator do të rikthehet “dallga e revoltave popullore”, e cila sipas tij, do të rrëzojnë Partinë Socialiste. Pas rrëzimit të kësaj qeverie, Maliqi shkruan me bindje se pak nga pak do të fillojë të ngrihet edhe Shqipëria.

“Një përballje e pazakontë në parlament. Një përballje me forcën e makinerisë së kalbur shtetërore që si një gjigand prej rëre, duket i fortë e hijerëndë kur e sheh, por shkërmoqet në puhizën e parë që sjell një dallgë. Dallga e revoltave popullore do të shkërmoqë këta specialistë të dukjes e mashtrimit, që nuk janë as socialistë. Specialistë e jo socialistë, sepse nuk prononcohen as sot kur Shqipëria sërisht rrëzohet e mbetet pa negociata me BE-në. Shqipëria nuk iu dhimbset, kurse ata vetë nuk rrëzohen pa kurajo, përballje, mobilizim, bashkim. Do mbarojë kjo verë e thatë, e në vjeshtë, ashtu si bien gjethet duhet të bjerë dhe regjimi mafioz diktatorial i Rilindjes. Atëherë, pak nga pak do fillojë të ngrihet Shqipëria e të ndrisë dielli i saj”, shkruan Maliqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit