Home Sporti Chelsea i Tuc...

Chelsea i Tuchel s’di të fitojë më, ndalet dhe ndaj Brighton (VIDEO)

93
0

Për të katërtën ndeshje radhazi Chelsea nuk arrin të gjejë fitoren në Premier League. Skuadra e Tuchel nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Brighton.

Në minutën e 28-të, Hakim Ziyech shënoi me të një goditje me të majtën nga distanca. Reagimi i Brighton erdhi në fillimin e fraksionit të dytë pas një goditje të bukur me kokë nga Webster.

Chelsea edhe pse me një vijë sulmuese të fuqishme nuk arriti që të gjente një tjetër gol. Me këtë barazim Blutë e Londrës mbetet në vendin e tretë me 44 pikë, një më pak se Liverpooli, por me dy ndeshje më shumë se “The Reds”. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit