Home Aktualitet City i Guardi...

City i Guardiolës shumë i fortë për United, fiton pastër në “Old Trafford” (VIDEO)

71
0

Manchester United i është dorëzuar forcës së Manchester City-it. Skuadra e Pep Guardiola ishte dominuese në “Old Trafford” duke marrë një fitore pa shumë probleme 2-0. “Qytetarët” e zgjidhën ndeshjen që në 45 minutat e para.

Fillimisht ishte Bailly që kaloi miqtë në avantazh pas një autogoli të shënuar në portën e tij. Më pas protagonist bëhet portieri De Gea që shpëton në disa raste ekipin e tij nga gola të sigurt.

Gardiani spanjoll u dorëzua në fundin e pjesës së parë, teksa pas një goditje të lehtë të Bernardo Silvës e sheh papritur në rrjetën e tij. Në fraksionin e dytë Solskjaer provoi të ndryshonte diçka në formacionin e tij, me një tjetër skemë dhe lojtarë të tjetër por asgjë nuk do të ndryshonte.

City me këtë fitore mban vendin e dytë me 23 pikë, dy më pak se Chelsea. United pas humbjes së katërt sezonale mban vendin e pestë me 17 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit