Home Sporti City pëson nj...

City pëson një humbje shokuese në 100 minuta lojë ndaj Brentfordit (VIDEO)

168
0

Manchester City ka pësuar një humbje të rëndë 1-2 ndaj Brentfordit. Skuadra e Pep Guardiolës e mbyll pjesën e parë të sezonit me një rezultat zhgënjyes, pasi mbeten në vendin e dytë me 32 pikë, ndërkohë që Arsenali ka dhe një sfidë për të rikuperuar.

Toney do të zhbllokonte sfidën në minuan e 16-të në favor të miqve duke befasuar “qytetarët”. Gjithsesi reagimi i City-it do të vinte në shtesën e pjesës së parë me Foden që do të realizonte një super gol pas një goditje nga këndi.

Në pjesën e dytë skuadra e Guardiolës kërkoi me të gjitha mënyrat golin, me arbitrin që dha 10 minuta shtesë. Pas një kundërsulmi të shpejt, Brentford do të përfitonte për të shënuar dhe golin e dytë sërish me Toney, që kompletoi një ditë magjike në Manchester. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit