Home Sporti Conference Le...

Conference League, Tirana është gati për sfidën me gjeorgjianët e Dinamo Batumi

18
0

Tirana është gati për sfidën me gjeorgjianët e Dinamo Batumi. ”Është një kundërshtar që meriton respekt. Kemi shumë ndryshime në skuadër, mund të jetë më e re se ajo që patëm sezonin e kaluar.

Më duket e largët dita kur kam luajtur vetë, në këtë vit kërkojmë të bëjmë maksimumin, duhet të vlerësojmë detajet e vogla, kemi lojtarë që kanë prekur nivele të larta ashtu si unë. Ne po dalim në fushë që të japim maksimumin tonë, e rëndësishme është çfarë do të prodhojë fusha e lojës”,-tha trajneri Orges Shehi.

Filip Najdovski është mes elementëve të paktë që kanë mbetur pjesë e ekipit. Ai ka debutuar me Tiranën përballë një skuadre gjeorgjiane dhe fati e donte që si kapiten të gjente sërish përballë një rival nga ai vend. Abazaj dhe Lushkja janë rikuperuar plotësisht, ndërsa në ditët e fundit probleme me virozat ka patur sulmuesi Kaina.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit