Home Sporti Conte te Tott...

Conte te Tottenhami u fut “frikën” disa ekipeve të Seria A, ja arsyeja

149
0

Antonio Conte shumë shpejt do të zyrtarizohet në krye të skuadrës së Tottenham. Kalimi i strategut italian te ekipi i “Spursave” nuk është një lajm aspak i mirë për ekipet italiane dhe veçanërisht, Interin, ish-ekipin e tij. Nga zikaltërit Conte do të kërkojë të marrë tre lojtarë bëhet fjalë për dy qendërmbrojtës dhe një mesfushor.

Stefan De Vrij, Alessandro Bastoni dhe Marcelo Brozovic janë tri objektivat kryesorë që mund të tentohen që në merkaton e janarit nga drejtuesit e klubit londinez.

Për mbrojtjen trajneri nga Lecce pëlqen edhe anësorin e Lazios Lazzari ndërsa në mesfushë një tjetër objektiv është Franck Kessie i Milanit që gjithashtu është në skadencë kontrate me kuqezinjtë.

Në sulm dëshira e madhe e Conte është Dusan Vlahovic i Fiorentinës i cili nuk ka rinovuar me klubin vjollcë dhe mund të afrohet për 60-70 milionë euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit