Home Sporti Covid-19 bën ...

Covid-19 bën namin në Angli, anulohet ndeshja Liverpool-Arsenal

64
0

Ndeshja Liverpool-Arsenal, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të EFL Cup është anuluar. “The Reds” së fundmi kanë mësuar daljen pozitive të Jurgen Klopp dhe zëvendësit Pepijn Lijnders.

Të infektuar ka edhe në mesin e lojtarëve dhe në kushte të tilla, drejtuesit e Liverpool insistuan që të shtyhej dueli i programuar për të enjten në mbrëmje.

Kërkesa është marrë parasysh dhe drejtuesit e EFL (English Football League) kanë vendosur shtyrjen e takimit. Sfida e parë do të luhet më 13 janar në “Anfield”, ndërsa pas një jave (20 janar) do të zhvillohet përballja e kthimit në “Emirates Stadium”.

Klubi i Liverpool lajmëron tifozët se biletat e blera për këtë ndeshje do të mbeten të vlefshme për datën e re, më 13 janar, dhe bën të ditur se do të rimbursojë ata që nuk mund të marrin pjesë në datën e riplanifikuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit