Home Aktualitet Covid 19 i me...

Covid 19 i merr jetën ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell

235
0

Ndërron jetë pas infektimit me koronavirus ish-Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colin Powell.

Sipas CNN, familja e tij ka konfirmuar se Powell vdiq në moshën 84 vjeçare, për shkak të komplikimeve nga Covid-19.

“Gjenerali Colin L. Powell, ish-sekretari amerikan i Shtetit vdiq këtë mëngjes për shkak të komplikimeve nga Covid 19,” shkruan familja Powell në njoftimin e tyre në Facebook.

“Ne kemi humbur burrin, babain, gjyshin dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur”, vijon deklarata e familjes e cila ka theksuar gjithashtu se Poweel ishte i vaksinuar me të dyjza dozat kundër koronavirusit.

Powell ishte një politikan amerikan, diplomat dhe gjeneral në pension i cili shërbeu si Sekretari i 65-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2001 deri në vitin 2005. Ai ishte Sekretari i parë Afrikano-Amerikan i Shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit